Tre zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë shuarjes së zjarreve në pyje në Kanada, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Zjarret janë cilësuar si më të mëdhenjtë në historinë e vendit. Autoritetet njoftuan se një tjetër zjarrfikës ka vdekur duke shuar zjarret në rajonin e British Columbia të Kanadasë.
Numri i të vdekurve në radhët e zjarrfikësve është rritur në tre. Qytetarët u evakuuan drejt kufirit të SHBA-së në jug për shkak të zjarreve të cilët nuk arritën ti vënë nën kontroll.
Një e treta e zjarreve janë ende aktive në rajonin e British Columbia. Zjarret pyjore këtë vit dogjën 12 milionë hektarë tokë në Kanada. Nga 990 zjarret në Kanada këtë vit, 613 janë ende aktive dhe nuk janë nën kontroll.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria Kanadeze e Burimeve Natyrore dhe Qendra Ndërinstitucionale për Zjarret në Pyje, këtë vit është shkatërruar sipërfaqja më e madhe e tokës pyjore në historinë e vendit.
Në Kanada, ku rreth 7.6 milionë hektarë sipërfaqe pyjore u dogjën gjatë sezonit të zjarreve nga prilli deri në shtator 1989, më shumë se 12 milionë hektarë sipërfaqe pyjore janë djegur këtë vit, megjithëse sezoni i zjarreve ende nuk ka përfunduar.