Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është takuar me ambasadorin e BE-së për Kosovë, Tomas Szunyog, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton vetë Hoti, ata gjatë këtij takimi kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe veprimet e nevojshme për të dalë nga kriza.
“Sot takova ambasadorin e BE-së për Kosovë, z. Tomáš Szunyog.
Diskutuam për situatën politike në vend dhe veprimet e nevojshme për daljen nga kriza.
LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik.”, tha Hoti.
“Falënderova z. Szunyog për kontributin e tij dhe të BE-së për Kosovën. Shpreha keqardhjen tonë që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja.
Veprimet e LDK-së do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët strategjik për të vazhduar drejt synimeve të përbashkëta.”, u shpreh Hoti më tej./FolDrejt/