Në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës ndodhi një ngjarje e rëndë.
Një zyrtar policor ka mbetur i vrarë nga sulmeve e bandave kriminale në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër është plagosur, përcjell Fol Drejt.
Polici i vrarë është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.
Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku./FolDrejt/