Barcelona e mposhti Celta Vigon me rezultat 3:2 në xhiron e gjashtë të La Liga-s në shtëpi dhe kështu shënoi fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat këtë sezon, ndonëse katalanasit deri në minutën e 80-të humbnin 0:2.
Klubi nga Vigo kaloi në epërsi në minutën e 19-të me golin e norvegjezit Jorgen Strand Larsen, ndërsa në minutën e 76-të greku Anastasoiu Dovnikas shënoi 2:0.
Barça u rikthye me dy golat e Robert Lewandowski (80, 85), dhe një minutë para fundit, portugezi Joao Cancelo shënoi për fitore.
Barça ka marrë epërsinë në kampionat përpara fqinjëve katalanas Girona, teksa pret ndeshkja e Madridit të dielën ndërmjet Real Madridit dhe Atléticos. /FolDrejt/