Janë me qindra receta pastiçerie që në përmbajtje kanë luleshtrydhe si dekor apo si përbërës, ajo që na sugjerohet këtë stinë vere është një cheesecake i shpejtë i servirur në gotë.
granola
luleshtrydhe
qumësht kondensuar
krem djathi
kos grek
mjaltë
Përgatitja:
Nëse kremi djathit dhe kosi grek janë të ftohtë nuk ka nevojë as të futet në frigorifer. Në vend të biskotave të thërrmuar kemi zgjedhur granola të bërë vet me tërshërë, fara, bajame.
Fillojmë me përgatitjen: Përziejmë kremin e djathit me kosin grek dhe me qumështin e kondensuar, i përziejmë që të formohet një krem, shtojmë pak mjaltë. Në bazën e gotës shtojmë 2 lugë me granola, vijojmë me shtresën e dytë kremin dhe në sipërfaqe shtojmë luleshtrydhet e prera në copëza të vogla. Vazhdojmë e dekorojmë sërish me krem dhe me disa copëza granola sipër. Mund ta konsumoni direkt ose ta ruani në frigorifer./tch/