Vetëbesimi është një cilësi e rëndësishme për çdo person dhe prindërit mund ta rrënjosin këtë cilësi te fëmijët e tyre që në moshë të vogël.
Sipas ekspertëve, ka disa mënyra se si prindërit mund të krijojnë vetëbesim tek fëmijët e tyre, përcjell Fol Drejt.
Një nga gjërat më të rëndësishme që çdo prind duhet të bëjë për të ndihmuar fëmijën e tij të zhvillojë njëfarë vetëbesimi është t’i lejojë ata të bëjnë gabime ndonjëherë.
Psikologët paralajmërojnë kundër mbrojtjes së tepruar dhe theksojnë se është e rëndësishme t’i lejojmë fëmijës të marrë rreziqe, të marrë vendime të pavarura, të zgjidhë problemet e tij dhe të bëjë gabime në mënyrë që të mësojë nga gabimet e veta.
Lavdërimi i tepërt i fëmijëve gjithashtu bën më shumë dëm sesa mirë. Prindërit shpesh i lavdërojnë fëmijët e tyre kur bëjnë diçka të mirë. Kjo ka efektin e kundërt, sepse besimi vjen nga puna, përpjekja, dështimi dhe përsëritja.
Në ndërtimin e vetëbesimit, fëmijët duhet të kenë gjithashtu mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre dhe të ndjejnë se kontributi i tyre është i vlefshëm kur bëjnë punët e shtëpisë. Kjo do të thotë se duhet kërkuar që edhe kur janë ende të vegjël të ndihmojnë në gatimin, shtrimin e tavolinës apo rregullimin e shtratit./FolDrejt/