Mëngjesin e sotëm, policia italiane arrestoi 27 persona dhe sekuestroi 36 kilogramë kokainë të pastër në një operacion në rrethet Cagliari, Nuoro dhe Sassari në Sardenja.
Më shumë se 200 pjesëtarë të policisë kanë marrë pjesë në aksion, transmeton Ansa.
Hetimi zgjati dy vjet dhe çoi në shpërbërjen e dy grupeve kriminale që kontrollonin tregtinë e kokainës në provincën e Sardenjës, transmeton Fol Drejt.