Në zgjedhjet e nënta parlamentare që nga pavarësia e Sllovenisë, marrin pjesë 20 parti, pesë më pak se katër vjet më parë ndërsa 1.464 kandidatë garojnë për 88 nga 90 vendet në Asamblenë Kombëtare
Rreth 3.000 vendvotime për 90 deputetë të Asamblesë Kombëtare (Parlamentit) janë hapur sot në mëngjes në të gjithë Slloveninë, shkruan AA.
Votuesit mund të votojnë deri në orën 19:00, ndërsa deri atëherë ka heshtje zgjedhore. Se cili ka qenë vullneti i votuesve do të dihet pjesërisht sonte pas orës 20:00, kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se do të shpallë rezultatet e para jo të plota.
Votimi i parakohshëm u zhvillua të mërkurën dhe të enjten nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
Në zgjedhjet e nënta parlamentare që nga pavarësia e Sllovenisë, marrin pjesë 20 parti, pesë më pak se katër vjet më parë ndërsa 1.464 kandidatë garojnë për 88 nga gjithsej 90 vende në Asamblenë Kombëtare (Parlament).
Pesë kandidatë të tjerë garojnë për dy vende të rezervuara për anëtarët e pakicave kombëtare italiane dhe hungareze. Përkatësisht, pakicat kombëtare italiane dhe hungareze, të cilat kanë lista të veçanta kandidatësh, kanë nga një vend të garantuar në Asamblenë Kombëtare.
Ndër të tjera, votuesit në zgjedhje do të vendosin mes politikave të ndjekura nga kryeministri aktual Janez Jansha dhe kundërshtari i tij kryesor Robert Golob në dy vitet e fundit.
Lëvizja për Liri e formuar para zgjedhjeve nga Golob, një menaxher i shquar që për shumë vite drejtoi kompaninë shtetërore të energjisë GEN dhe Partinë Demokratike Sllovene (SDS) të kryeministrit aktual Jansha, është në një “garë të vdekur”. Sipas disa sondazheve të publikuara të mërkurën, Lëvizja për Liri ka 26.3 për qind ndërsa SDS e Janshës 25.5 për qind të mbështetjes.
Një ditë pas zgjedhjeve, rezultateve të votimit do t’u shtohen votat që do të mbërrijnë me postë nga Sllovenia dhe votat nga jashtë do të numërohen deri më 3 maj.
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve duhet të dihen deri më 10 maj, kur më në fund do të dihet se cila do të jetë përbërja e re e Parlamentit.