Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se Akar ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Reznikov në të cilën theksi është vendosur mbi rëndësinë e shpalljes sa më parë të armëpushimit
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar në një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov ka theksuar rëndësinë për shpalljen sa më parë të armëpushimit, shkruan AA, përcjell FolDrejt.
Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se Akar ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov në të cilën theksi është vendosur mbi rëndësinë e shpalljes sa më parë të armëpushimit.
Po ashtu biseda u fokusua mbi çështjet për sigurimin e transportit të sigurt në Turqi të avionëve A400M të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe anijeve tregtare që presin në portet e Ukrainës.
Më tej bëhet e ditur se Akar ka vënë në dukje edhe njëherë se Turqia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për ndihma humanitare ndaj Ukrainës.