Shtatë alpinistë që u kapën nga një ortek në Mala Mojstrovka në Slloveni, u shpëtuan pas shtatë orësh dhe të gjithë u kujdesën në spital.
Sllovenaçka vecer raporton se tre alpinistë kanë marrë lëndime të rënda, dy kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të padëmtuar, përcjell Fol Drejt.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë 53 shpëtues malorë nga shtatë shoqëri alpinistike – Kranjska Gora, Mojstrana, Rateçe dhe Bovac, si dhe helikopterë të ushtrisë dhe policisë sllovene, por për shkak të mjegullës dhe kushteve të vështira atmosferike, ata kishin mundësi jashtëzakonisht të kufizuara./FolDrejt/