Siç ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot pritet të bëhet hapja e ekspozitës personale të Rexhep Selimit “Në garë me botën gri”.
Hapja e kësaj ekspozite do të bëhet prej orës 12:00, në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur deri më 4 dhjetor 2022, transmeton Fol Drejt.
Në vitet e fundit, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit ish-pjesëtar i UÇK-së, Rexhep Selimi, ka përfunduar më shumë se 250 piktura, disa prej të cilave do të ekspozohen për publikun në muze.
Kujtojmë se Rexhep Selimi, bashkë me krerët e UÇK-së aktualisht ndodhen në Hagë./FolDrejt/