Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të mbajtur seancën e radhës plenare, shkruan Fol Drjet.
Veç deklarimeve jashtë rendit të ditës, në rend dite miratimi i disa projektligjeve, si dhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.
Seanca pritet t’i fillojë punimet në ora 10:00.
Për më shumë, ky është rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media. /FolDrejt/