Sot në orën 8 të mëngjesit në Francë filloi votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke vendosur nëse presidenti aktual, centristi pro-evropian Emanuel Macron, do të mbajë pozicionin e tij në Pallatin Elysee ose do të zëvendësohet nga kandidatja e ekstremit të djathtë, euroskeptikja Marine Le Pen
Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se Macron ka një avantazh solid dhe pak në rritje ndaj rivales së tij.
Pothuajse 49 milionë votues janë duke votuar për presidentin e ri dhe vlerësohet se pjesëmarrja mund të jetë rreth 72%./FolDrejt/