Sot përpara 179 vitesh fillon lufta e kërkimit të arit në Kaliforni, konkretisht në bregdetin e Sakramentos. Promotori i kësaj lëvizje është zvicerano-gjermani Johann August Sutter, i cili përmes punëtorit të tij James W. Marshall në 24 janar 1848 mori një copëz ari. Lajmi bëri bujë të jashtëzakonshme te të gjithë banorët e atëhershëm të Amerikës dhe solli zhvendosjen e popullatës drejt Kalifornisë për shkak “California Gold Rush“, shkruan foldrejt.com.
Pasi lajmet në atë kohë shpesh qarkullonin ngadalë, vala e zhvendosjes arriti 80 mijë persona në 1849, kurse në vitin e ardhshëm, këtë shembull ndoqën qindra-mijëra persona. Për një kohë të shkurtër numri i banorëve të San Franciskos u rrit nga 1000 në 25.000.
Mes 1849 dhe 1854 gërmuesit gjetën flori me vlerë 200 milion dollarë dhe atë e gjitha me punë fizike dhe asnjë mjet. Më së shumti e pësoi populli autokton indian, që duhej të duronte sëmundjet, përndjekjet dhe ardhjen e shumë të “huajve” që u bënë zot të tokave të tyre.
Kalifornia sot është ekonomia e pestë më e fuqishmë e Botës dhe shteti më i fuqishëm ekonomikisht në SHBA./Foldrejt.com