Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se janë nisur për në Kralevë, ku sot pritet të dalin para gjykatës tre policët që janë rrëmbyer nga autoritetet serbe në territorin e Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, ka shkruar Haxholli në Facebook. /FolDrejt/