Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot do të organizohet shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.
Kjo ngjarje organizohet në bashkëpunim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, UNICEF-it dhe UN Volunteers, me fokus në temën e solidaritetit përmes vullnetarizmit, përcjell Fol Drejt.
Ngjarja do të fillojë nga ora 13:00, në Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë./FolDrejt/