Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, por ai mendon se është e rëndësishme të shkohet atje, sepse askush nuk ka kredibilitet dhe nuk mund të përballet me hipokrizinë si ai.
“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiq”, tha kryeministrja mbrëmë në “Hit Tweet” në TV Pink dhe shtoi se “shpesh pyes veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandër Vuçiq që në këtë mënyrë të luftojë dhe të fitojë disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”./FolDrejt/