Italia me meritë u kualifikua në Kampionatin Evropian të Futbollit dhe nuk i vodhi asgjë askujt, tha dje në Romë, Luciano Spalletti, trajneri i kombëtares që do të mbrojë titullin kampion të “kontinentit të vjetër” në Gjermani vitin e ardhshëm.
Spalletti foli për mediat italiane për kualifikimin e Italisë në EURO dhe situatën e diskutueshme në ndeshjen kundër Ukrainës, e cila vendosi drejtpërdrejt se kush do të shkonte në Gjermani dhe kush në play-off. Ukrainasit kërkuan një penallti në minutat e fundit pasi mbrojtësi italian pat kontakt me Mihajlo Mudrik, por arbitri nga Spanja, Jesus Hill Manzano, tundi dorën duke thënë ‘jo’ dhe nuk reagoi as dhoma e VAR-it.
“Nuk është e drejtë të përdoret kjo situatë për të na kritikuar pa parë pjesën tjetër të paraqitjes. Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që ekzistonte dhe ajo situatë ishte e dyshimtë, por sigurisht jo aq e qartë sa thonë shumë njerëz për të. Dhe është e trishtueshme të dëgjosh se kemi vjedhur diçka, nuk i kemi vjedhur asgjë askujt. Me meritë u kualifikuam në EURO”, ka thënë Spalletti, përcjellë “Sportmediaset”. /FolDrejt/