Presidenti rus Vladimir Putin tha se Perëndimi nuk duhet të zhvillojë monopol në fushën e inteligjencës artificiale (AI) dhe njoftoi se së shpejti mund të miratohet një strategji shumë më ambicioze ruse për zhvillimin e AI, raporton Reuters.
“Në të ardhmen shumë të afërt, si një nga hapat e parë, do të nënshkruhet një dekret presidencial dhe do të miratohet një version i ri i strategjisë kombëtare për zhvillimin e inteligjencës artificiale”, tha Putin në një konferencë mbi inteligjencën artificiale në Moskë, duke shtuar se strategjia e re do të sjellë ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë “zgjerimin e kërkimit themelor dhe të aplikuar në fushën e inteligjencës artificiale gjeneruese dhe më të mëdha modelet gjuhësore”, tha ai, transmeton Fol Drejt.