Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe të lejojë vende të tjera si Polonia ta bëjnë këtë, raporton gjermani SPIEGEL.
Sipas të përjavshmes gjermane, vendimi i referohet “të paktën një grupi” tankesh Leopard 2 A6, raporton Reuters.
Spiegel shton se aleatët e tjerë të NATO-s, për shembull në Skandinavi, synojnë, së bashku me Gjermaninë, të dorëzojnë tanket e tyre Leopard në Kiev, transmeton Fol Drejt.