Spitalet në qytetin perëndimor të Lviv duhet të vazhdojnë me operacione jetike pa energji elektrike.
Lviv ka vuajtur nga ndërprerjet e energjisë pasi sulmet me raketa ruse në infrastrukturën kryesore e lanë të gjithë qytetin pa energji elektrike, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës, nëntë transplantime organesh nga donatorë pas vdekjes u kryen brenda 30 orëve.
Këto përfshinin dy zemra, një mëlçi dhe gjashtë veshka.
Dy operacione të transplantimit të veshkave u kryen në Qendrën Rajonale të Kancerit Cherkasy, ku spitali përdorte gjeneratorë për energji.
“Edhe në rajonet ku energjia nuk është rikthyer, mjekët vazhdojnë të bëjnë punën e tyre”, tha Ministria e Shëndetësisë./FolDrejt/