Spitali Al Ahli, i vendosur në Rripin e Gazës, ka ndërprerë punën, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë palestineze.
“Spitali Al Ahli është jashtë funksionit për shkak të bombardimeve, rrethimit dhe arrestimit të disa anëtarëve të stafit mjekësor”, thuhet në deklaratë, raporton CNN.
Al Ahli ishte një nga objektet e pakta mjekësore pjesërisht funksionale në Gaza.
Aktualisht, vetëm 11 nga 36 spitalet funksionojnë pjesërisht brenda Rripit të Gazës. Kujtojmë se shumë spitale janë bombarduar dhe shkatërruar nga forcat izraelite, të cilat nuk po kursejnë as gra, fëmijë e pleq.