Emiri i ri i Kuvajtit, Sheikh Meshal al-Ahmad al-Sabah, u betua para parlamentit të vendit dhe kështu mori zyrtarisht detyrën, pasi paraardhësi i tij, Emir Nawaf al-Ahmad al-Jaber Al-Sabah ndërroi jetë të shtunën.
Ai tha pas betimit se është e nevojshme të “rishqyrtohet realiteti aktual i Kuvajtit”, veçanërisht në aspektin e sigurisë, ekonomisë dhe kushteve të jetesës, raporton Reuters.
Emiri i ri shtoi se deri më tani nuk ishte e mundur të shihej një ndryshim në kursin e vendit.