Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka shprehur shqetësimin në lidhje me një problem me të cilin po përballet tash e një kohë.
Sipas një njoftimi dhe thirrje për ndihmë përmes faqes zyrtare në Facebook, është thënë se bagëtitë e qentë endacakë po e rrezikojnë stafin po edhe pacientët, përcjell Fol Drejt.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shfaq shqetësimin lidhur me fenomenin e pandërprerë që po ndodhë që sa vite lidhur me futjen e bagëtive në oborrin e Spitalit nga personat e pandërgjegjshëm, si dhe me numrin e madhë të qenëve endacak që rrezikojnë vizitorët dhe personelin tonë.
Futja e bagëtive më konkretisht numrit të madhë të lopëve në oborrin e Spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe ruajtur për vite, dhe dëmton jashtëzakonisht imazhin e Institucionit tonë.
Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknik që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merrët me largimin e bagëtive nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë në mënyrë të vazhduar për vite me rradhë përmes shkresave, fotografive e videove ka kërkuar nga organet përgjegjëse: Inspektoriati i Komunës së Pejës, Policia e Kosovës, Inspektoriati Sanitar që të ndërmerren masa ndaj pronarëve të këtyre bagëtive por ky fenomen asnjëherë nuk ka arritut që të parandalohet.
Përmes kësaj komunikate apelojmë tek të gjitha Institucionet e nivelit Komunal dhe atij Qeveritar dhe tek Individët e tjerë që të na ndihmojnë duke marrë masa konkrete ndaj pronarëve të bagëtive dhe duke zgjedhur problemin e qenëve endacak sepse kjo është pengesë e jashtëzakonshme për punën e Institucionit tonë shëndetësorë”, ishte njoftimi i tyre./FolDrejt/