Në Gjilan është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka shantazhuar viktimen femër me foto në rrjete sociale.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton policia.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare me disa foto në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.