Një statujë e ish-perandoreshës ruse Katerina e Madhe është hequr në qytetin ukrainas të Odesas, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Monumenti i themeluesit të Odesa-s fillimisht u vendos në qendër të qytetit në vitin 1900, por më pas u hoq nga sundimtarët e atëhershëm bolshevik në vitin 1920 përpara se këshilli lokal ta rivendoste atë në 2007.
Në atë kohë, meqenëse Ukraina ishte e pavarur nga Bashkimi Sovjetik për disa vite, Odessanët donin ta kthenin statujën si një akt mirënjohjeje për themelimin e qytetit.
Por më 20 nëntor të këtij viti, autoritetet ranë dakord të heqin strukturën pas një votimi në internet nga banorët e Odesës.
Banorët reaguan me ndjenja të përziera për çmontimin.
“Unë mendoj se historia është histori. Sigurisht, ajo që ata (rusët) i kanë bërë Ukrainës sonë nuk është e mirë, por historia duhet të ruhet nëse është e mirë apo e keqe,” tha banori vendas Valery./FolDrejt/