Centrali i vetëm bërthamor i Bullgarisë nënshkroi një marrëveshje furnizimi me karburant bërthamor me një firmë franceze për të zëvendësuar dërgesat nga Rusia, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Centrali shtetëror Kozloduy në lumin Danub aktualisht mbështetet në karburantin rus për dy reaktorët e tij 1000 megavat të ndërtuar nga sovjetikët.
Sipas një marrëveshjeje 10-vjeçare, Framatome, një degë e gjigantit energjetik francez EDF, do të furnizojë me karburant bërthamor reaktorin e Njësisë 5 të Kozloduy nga fillimi i vitit 2025.
Javën e kaluar, Kozloduy nënshkroi një kontratë të ngjashme me Westinghouse Electric Sweden për të ofruar karburant bërthamor për reaktorin tjetër operacional, Njësinë 6, nga viti 2024.
Me dy marrëveshjet në fuqi, Bullgaria ka “arritur diversifikimin e plotë të dërgesave të karburantit bërthamor” për termocentralin e saj të vetëm bërthamor, tha ministri i përkohshëm i Energjisë Rossen Hristov në ceremoninë e nënshkrimit.
“Qëllimi është siguria e dërgesave dhe funksionimi i sigurt”, shtoi ai./FolDrejt/