NATO do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës dhe të ndihmojë për aq kohë sa është e nevojshme dhe nuk do të devijojë prej saj, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg, duke folur për konferencën e ardhshme të diplomatëve të NATO-s javën e ardhshme në Bukuresht, njoftoi se tema kryesore do të vazhdojë të jetë agresioni rus kundër Ukrainës.
“Ne do të trajtojmë luftën e paligjshme të Rusisë në Ukrainë, e cila vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë euroatlantike”. “Presidenti Vladimir Putin po përjeton dështim në Ukrainë dhe ai po përgjigjet gjithnjë e më brutalisht”, tha Stoltenberg, transmeton Fol Drejt.