Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për vrasjen që ndodhi këtë mëngjes në Prishtinë.
Ajo përmes një postimi në facebook, ka thënë se nuk ka motiv që e shpjegon apo e arsyeton vrasjen, të cilës i është referuar me termin “çmenduri”, transmeton Fol Drejt.
“Në Prishtinë, një grua në moshën 63 vjeçare vritet me sopatë nga bashkëshorti i saj.
Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?!!
Nuk ka motiv që e shpjegon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund.”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në facebook./FolDrejt/