Rusia ka shpenzuar 82 miliardë dollarë, ose një e katërta e buxhetit të saj vjetor, për luftën në Ukrainë që nga 24 shkurti, vlerëson Forbes Ukraine.
Të ardhurat buxhetore të Rusisë në vitin 2021 arritën në 340 miliardë dollarë, që do të thotë se Federata Ruse ka shpenzuar tashmë një të katërtën e të ardhurave të vitit të kaluar për operacione ushtarake, raporton Guardian.
Ky vlerësim përfshin kostot direkte që janë të nevojshme për të mbështetur operacionet ushtarake, por nuk përfshin shpenzimet e rregullta të mbrojtjes ose humbjet e mundshme që Rusia ka pësuar për shkak të reduktimit të eksporteve të naftës dhe gazit në vendet evropiane, pasi të ardhurat e buxhetit federal nga eksportet e energjisë zvogëlohen, transmeton Fol Drejt.