Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha pasditen e sotme në Bukuresht se NATO do të bëjë gjithçka për të mbrojtur aleatët e saj.
Stoltenberg, në konferencën për media, pas takimit me presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi kontribuon në grupin e betejës në Poloni, në misionet në Kosovë dhe Irak, si dhe se ai pret një sistem kyç për mbrojtje të NATO-s kundër raketave balistike.
“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”, nënvizoi Stoltenberg, transmeton Fol Drejt.