Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se ai sheh përparim në negociatat e Suedisë me Turqinë për anëtarësimin në NATO dhe se ai synon që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen Aleancës deri në samitin e korrikut.
Stoltenberg i tha Reuters se ai dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishin rënë dakord që Turqia, Finlanda dhe Suedia të takohen në selinë e NATO-s në mes të marsit “për të zgjidhur vështirësitë me të cilat përballemi kur bëhet fjalë për ratifikimin nga Turqia të Protokollit Suedez të Anëtarësimit”.
Stoltenberg, i cili u takua me Erdoganin javën e kaluar në Ankara, dukej më optimist për këtë temë se në muajt e kaluar./FolDrejt/