Autoritetet e Koresë së Jugut kanë evakuuar më shumë se 10,000 njerëz dhe kanë mbyllur shkollat në zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia tropikale Kanun.
Stuhia Kanun po lëviz drejt kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seulit, raportoi Reuters.
Mund të godasë gjithashtu kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenianin dhe media shtetërore atje raportoi se ushtria dhe partia në pushtet ishin urdhëruar të përgatisin masa për zbutjen e përmbytjeve.