Një shofer i cili jashtë zonës urbane ka vozitur me shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar është gjobitur nga policia, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur dje, në fshatin Kijevë, me ç’rast me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet, ngasësi i së cilës në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 100km/h ka drejtuar mjetin me shpejtësi prej 217km/h.
Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre (3) muaj.