Në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, zjarri i aviacionit ushtarak, të shtëna, aksione nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe armët e artilerisë u dëgjuan mëngjesin e sotëm dhe mbi disa pjesë të qytetit u ngrit tym i errët.
Luftimet midis ushtrisë dhe forcave rivale paraushtarake vazhduan pavarësisht shpalljes së një armëpushimi 72-orësh, raporton Reuters.
Qindra njerëz kanë humbur jetën në luftimet e deritanishme dhe dhjetëra mijëra janë larguar nga zona e konfliktit./FolDrejt/