Një person ka raportuar në polici se ka rënë pre e një vjedhjeje.
Rasti ka ndodhur në Prizren, rreth orës 11:55 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar përmes dritares në shtëpinë tij dhe nga aty i kanë vjedhur një pushkë gjuetie të cilën e kishte me leje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore.”, shkruhet në raportin 24 orësh./FolDrejt/