Kombet e Bashkuara kanë zhvendosur qindra anëtarë të stafit nga Khartoum dhe qytete të tjera në Sudan, njoftoi sot zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Guterres më parë përsëriti thirrjen e tij për të gjitha palët për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të lejuar civilët të evakuojnë zonat e goditura nga bomba, raporton Reuters.
Ai shtoi se stafi i Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të punojë brenda dhe jashtë Sudanit./FolDrejt/