Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nesër, me rastin e ditëve të Inovacionit dhe Pronësisë Intelektuale, do të organizojë ceremoninë “Java e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit”.
Siç bëhet e ditur, moto e këtij viti për këtë ngjarje është: “Gratë dhe Pronësia Intelektuale-Përshpejtimi i Inovacionit dhe Kreativitetit”, që synon të informojë për rolin e të drejtave të pronësisë intelektuale në inkurajimin e inovacionit dhe kreativitetit.
Kjo ngjarje do të mbahet në “Hotel Emerald” në Prishtinë, me fillim nga ora 10:00 – 13:00.
Ditët e Inovacionit dhe Pronësisë Intelektuale shënohen çdo herë në javët e fundit të muajit prill./FolDrejt/