Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström njoftoi se kanë vendosur të dëbojnë 5 diplomatë nga Ambasada e Rusisë në Stokholm, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Duke bërë një deklaratë për televizionin shtetëror SVT, Billström tha se thirri në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorin rus në Stokholm, Viktor Tatarintsev, dhe u përcoll kërkesa që 5 diplomatët rusë të largohen nga vendi sepse vepronin në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.
Në një deklaratë të bërë nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Suedisë, SEPO, më 21 prill, u paralajmërua se një nga tre zyrtarët rusë që punonin në Suedi, punojnë për inteligjencën ruse dhe ishin kërcënim për Suedinë.
Nga ana tjetër, televizionet shtetërore të Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Finalndës më 19 prill pretenduan se Rusia po përgatitej të sabotonte turbinat me erë, tubacionet e gazit dhe kabllot e energjisë elektrike dhe të internetit në Detin e Veriut.
Thuhet se si rezultat i hulumtimeve të përbashkëta të televizioneve shtetërore, u konstatua se Rusia ka një flotë të maskuar si anije peshkimi dhe anije kërkimore në Detin e Veriut.
Ministrja e Jashtme daneze Anniken Huitfeldt njoftoi gjithashtu më 14 prill se do të dëbohen 15 diplomatë nga ambasada ruse në Oslo.
Huitfeldt kishte njoftuar se nuk do të lejonin Moskën të përdorte ambasadat e saj për të kryer “aktivitete sekrete të inteligjencës”./FolDrejt/