Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, ka thënë se vendi i tij po zbaton një marrëveshje fillestare të rënë dakord me Turqinë për anëtarësimin në NATO, por se kompromisi për lirinë e shprehjes nuk ishte pjesë e paktit, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Turqia, pasi ka nënshkruar një memorandum në një samit të NATO-s vitin e kaluar për t’i hapur rrugën Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar, është tronditur nga një sërë protestash në Suedi kundër Turqisë dhe presidentit të saj Rexhep Tajip Erdogan.
Politikani danezo-suedez i krahut të djathtë, Rasmus Paludan, madje i vuri zjarrin një Kuranit dhe Erdogan tani ka hapur mundësinë që ai të lejojë Finlandën të bashkohet, por jo Suedinë.
Por Billstrom i tha agjencisë së lajmeve TT se “feja nuk është pjesë e marrëveshjes” që u nënshkrua me Turqinë./FolDrejt/