Zyra e Prokurorit të Shtetit Suedez njofton sot se një grua ruse e cila u arrestua të enjten nën dyshimin për spiunazh industrial është liruar.
“Të enjten, akuzat kundër të dyshuarit dukeshin gjithnjë e më të dobëta. Gjithashtu, nuk kishte arsye të mjaftueshme për paraburgim. Prandaj, mora vendimin për ta liruar atë”, tha prokurori James von Reiss.
Prokuroria suedeze megjithatë tha se hetimi do të vazhdojë, transmeton Fol Drejt.