I dyshuari mashkull kosovar në Suharekë ka rrahur gruan e tij e cila ka përfunduar në Spitalin e Prizrenit, kurse ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Suharekë, 15.05.2023-16:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.