Në Prizren raportohet se ka ndodhur një rast i cilësuar si “Kanosje”.
Atje dyshohet se katër kosovarë janë kanosur nga axha i tyre për shkak të kontestit pronësor. Policia të dyshuarit ia ka gjetur një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore të cilat ai i kishte me leje.
“Prizren 15.05.2023-09:50. Katër meshkuj kosovarë, kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.