Një grua është raportuar të jetë zhdukur në komunën e Suharekës.
Rasti ka ndodhur me datën 2 tetor, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se ka qenë bashkëshorti i saj që ka raportuar zhdukjen e saj në polici.
Sipas bashkëshortit, gruaja e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj.
Ndërkaq, nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit./FolDrejt/