Policia ka nisur hetimet pas raportimit se janë dëmtuar disa kabllo optike të instalimeve publike të rrugëve.
Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00, të datës 3 tetor në komunën e Zubin Potokut, transmeton Fol Drejt.
Siç thuhet në raportin 24 orësh, ende nuk dihet se kush e ka kryer veprën penale të dëmtimit të pronës publike, ndërkohë që policia ka nisur hetimet./FolDrejt/