Një person është arrestuar nga policia, nën dyshimin se i njëjti e kishte ngacmuar virtualisht një viktimë femër.
Rasti ka ndodhur në komunën e Suhakerës, konkretisht në fshatin Gjinoc, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari i kishte dërguar viktimës fotografi në rrjete sociale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/