Tre persona të moshës së mitur janë arrestuar pasi që të njëjtëve u janë gjetur disa armë të ftohta nga policia.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në Gjakovë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë tutje thuhet se me urdhër të prokurorit, të arrestuarit janë liruar, ndërkohë që rasti vazhdon në procedurë të rregullt./FolDrejt/