Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Suharekë, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:12, me ç’rast viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërkaq rasti është në procedurë të rregullt hetimore.