Kina po përballet me përmbytjet në veri të vendit pas kalimit të tajfunit Doksuri, ndërsa sot priten reshje rekord edhe në Pekin.
Në raportin e agjencisë shtetërore Xinhua, thuhet se Qendra Kombëtare Meteorologjike Kineze ka mbajtur ende një alarm të kuq të motit sot për shkak të stuhive të parashikuara të shiut, raporton Reuters.
Tajfuni Doksuri, një front stuhi që goditi Filipinet dhe Tajvanin përpara se të arrinte në Kinë, është një nga stuhitë më të forta në vitet e fundit, duke detyruar mijëra njerëz në provincën jugore Fujian të evakuohen.