Një person ka përfunduar i plagosur pas një sulmi me armë zjarri para një diskoteke.
Rasti ka ndodhur me datën 1 tetor, rreth orës 22:50, në Graçanicë, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që ende nuk është arrestuar asnjë person.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/